Foshnjë dërgohet pa shenja jete në Spitalin e Prizrenit
Një foshnjë është dërguar pa shenja jete në Spitalin e Prizrenit, mëngjesin e 7 shtatorit.
Sipas Policisë, foshnja është dërguar në spital nga prindërit e saj, ndërsa vdekjen e ka konstatuar mjeku kujdestar.
Lidhur me rastin, në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet përkatëse. Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i foshnjës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) për obduksion.
Rasti është duke u hetuar nga organet kompetente, ndërsa ende nuk janë bërë të ditura rrethanat dhe shkaku i vdekjes.