Foshnja dërgohet e vdekur në Emergjencën e Mitrovicës
Një foshnje mashkull është dërguar pa shenja jete në Emergjencën e Mitrovicës së Jugut, ka njoftuar Policia e Kosovës.
Ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e foshnjës, ndërsa autoritetet policore e kanë cilësuar rastin si “vdekje të dyshuar”. Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për kryerjen e obduksionit.
Ngjarja ka ndodhur në orët e hershme të mëngjesit, në rrugën “Adem Voca” në Mitrovicë të Jugut.
“Rr. Adem Voca, Mitrovicë Jugu 02.01.2026 – 05:55. Raportohet se në Emergjence është dërguar pa shenja jete viktima foshnja mashkull. Vdekjen e foshnjës e ka konstatuar ekipi mjekësor. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion”.