Forumi Rinor i Ballkanit Perëndimor në Berlin: Kontribut i përbashkët për pjesëmarrje më aktive dhe bashkëpunim më të mirë të të rinjve
“Krahas aspiratave për integrim evropian dhe demokratizim të thelluar, të rinjtë në Ballkanin Perëndimor janë gjithashtu të bashkuar nga problemet e përbashkëta, ndaj bashkëpunimi i intensifikuar mes të rinjve është thelbësor për nxitjen e pajtimit dhe tejkalimin e sfidave të sotme”.
Ky mesazh u përcoll në Forumin Rinor të Ballkanit Perëndimor, të mbajtur më 13 dhe 14 tetor në Berlin të Gjermanisë.
Në kuadër të Samitit të Procesit të Berlinit, u organizua Forumi Rinor nga Zyra Rajonale për Bashkëpunim Rinor (RYCO), Zyra Rinore Franko-Gjermane (OFAJ DFJW) dhe shoqata jofitimprurëse Bürger Europas. Forumi Rinor mblodhi mbi 100 pjesëmarrës, duke përfshirë përfaqësues nga qeveritë rajonale, shtetet anëtare të BE-së dhe institucionet e BE-së, si dhe të rinjtë nga Ballkani Perëndimor dhe vendet evropiane.
Forumi i këtij viti u përqendrua veçanërisht në shënimin e dhjetëvjetorit të Procesit të Berlinit, duke ofruar një mundësi reflektimi për pjesëmarrësit mbi arritjet e përmbushura deri më tani dhe konsiderimi mbi hapat e ardhshëm për të përmirësuar më tej bashkëpunimin rinor në rajon.