Forumi për Gratë, Osmani pret sot presidentin e Sllovenisë dhe Shqipërisë
Sot mbahet Forumi për Gratë, Paqen dhe Sigurinë i organizuar nga presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani.
Sipas njoftimit, Forumi do të fillojë në ora 10:00.
Ndërkohë, me fillim nga ora 15:00, presidentja Osmani do të pres në takim presidentin e Sllovenisë, Nataša Pirc Musar dhe nga ora 16:00, pret presidentin e Shqipërisë, Bajram Begaj, që janë pjesëmarrës në këtë forum.
“Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani pret në takim Presidenten e Sllovenisë, Nataša Pirc Musar, e cila do të marrë pjesë në Forumin Ndërkombëtar për Gratë Paqen dhe Sigurinë.”
“Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani pret në takim Presidentin e Shqipërisë, Bajram Begaj, i cili do të marrë pjesë në Forumin Ndërkombëtar për Gratë Paqen dhe Sigurinë” – thuhet në njoftim.