Forumi i Rinisë së LDK-së ndez qirinjë për Lulzimin: Është rrezikuar siguria e të rinjve - NACIONALE

Forumi i Rinisë së LDK-së ndez qirinjë për Lulzimin: Është rrezikuar siguria e të rinjve

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Forumi i Rinisë së LDK-së ka ndezur qirinj për 18-vjeçarin Lulzim Fejzullahu, i cili u nda nga jeta pas një rrahje brutale nga dy të mitur, të cilët tashmë janë në paraburgim.

Në një deklaratë, Forumi i Rinisë kërkon që kjo ngjarje të mos konsiderohet vetëm si një lajm i zakonshëm në kronikën e zezë, por si një alarm për sigurinë e të rinjve në shoqëri.

Kryetari i Forumit të Rinisë, Paris Guri, theksoi se ky rast tronditës duhet të mobilizojë përgjegjësinë e institucioneve publike.

Postimi:

Lajme të ngjashme