Forumi i Parisit, raportohet se Osmani e Kurti takojnë Macronin
Një ditë para udhëtimit, z.Albin Kurti, kryeministër i Kosovës, nëpërmjet një videoje paralajmëroi mundësinë e një takimi mes tij e presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq në Paris të Francës.
E nëpërmjet burimeve ndërkombëtare të saja, Klan Kosova njofton se presidenti i Francës, Emanuel Macron, këtë të enjte pasdite pritet t’i takojë ndaras delegacionet e Kosovës dhe të Serbisë.
Sipas raportimit, në takimin me Macronin, Kosova do të përfaqësohet nga presidentja e vendit, Vjosa Osmani dhe kryeministrit Kurti.
Gazeta Nacionale ka tentuar të marrë një qëndrim nga Presidenca e Kosovës për takimin e raportuar në medie. Deri në publikimin e këtij shkrimi, ende nuk ka një përgjigje nga Zyra e presidentes Osmani.
Ndryshe Kurti e Osmani po marrin pjesë në Forumin e Paqes në Paris, e ku do të qëndrojë edhe Vuçiq.