Formohet Këshilli i Ambasadorëve të Kosovës, Avni Spahiu do të jetë kryetari i parë - NACIONALE

Formohet Këshilli i Ambasadorëve të Kosovës, Avni Spahiu do të jetë kryetari i parë

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Është themeluar Këshilli i Ambasadorëve të Kosovës. Kjo është bërë e mundur me iniciativën e disa ish-ambasadorëve të Kosovës.

Përmes një njoftimi për medie, këshilli ka bërë me dije se qëllimi i këtij mekanizmi do të jetë avancimi i interesit të Kosovës në arenën ndërkombëtare.

Me nismën e një numri ish-ambasadorësh të Kosovës është themeluar Këshilli i Ambasadorëve të Kosovës, në anglisht Council of Kosovo Ambassadors (CKA). Këshilli do të njihet me shkurtesën CKA dhe është organizatë joqeveritare e organizuar në formë të shoqatës. CKA është themeluar me qëllim të avancimit të interesave shtetërore të Kosovës në marrëdhëniet ndërkombëtare përmes veprimtarive të diplomacisë qytetare, hulumtuese e akademike, si dhe ofrimit të përvojës dhe mbështetjes profesionale për politikën e jashtme të Kosovës. Fushëveprimi i saj është diplomacia publike e qytetare”, është thënë në njoftim.

Sipas njoftimit, kryetar i Këshillit të Ambasadorëve të Kosovës do të jetë ambasador Avni Spahiu, i cili e ka përfaqesuar Kosovë në disa vende të botës.

Përurimi i këtij mekanizmi do të mbahet sot, kurse Kuvendi i parë zgjedhor do të mbahet në vjeshtë të këtij vit.

Lajme të ngjashme