Formimi i qeverisë së re, Kurti: Presim certifikimin e rezultateve, e më pas do të shohim rrugën përpara
Kryeministri Albin Kurti ka folur për mundësinë e formimit të Qeverisë së re.
Derisa ka marrë pjesë në përurimin e çerdhes te "Livadhet e Arapit" në Gjilan, ai ka bërë me dije se fituesi i zgjedhjeve duhet ta bëjë qeverinë e re.
Megjithatë, Kurti ka thënë se është duke e pritur certifikimin e rezultateve.
“Së pari ne presim certifikimin e rezultateve, e më pas do të shohim rrugën përpara, por nuk ka ndryshuar situata, që ne të kemi qëndrime të tjera, sa i përket kundërshtarëve tanë. Është bërë luftë hibride kundër qeverisë tonë, dhe kundër VV-së, por ne kemi fituar dhe fitimtari duhet e do ta bëjë qeverinë”, ka thënë Kurti.