Fondi Shtetëror për Bursa, Syla lavdëron Bedri Hamzën - NACIONALE

Fondi Shtetëror për Bursa, Syla lavdëron Bedri Hamzën

1 vit më parë

nga NACIONALE

Analistit Valon Syla i ka pëlqyer premtim i kandidatit të PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, për themelimin e Fondit Shtetëror të Bursave.

Ai ka bërë me dije se një gjë e tillë është lehtë e realizueshme.

Sipas tij, nga një gjë e tillë përfiton shumë rinia studentore.

“Një ide e mirë do të thotë kur ajo është lehtë e realizueshme, përfiton rinia studentore edhe rrjedhimisht është e besueshme. Bravo Bedri Hamza”, ka shkruar Syla.

Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, është zotuar për themelimin e një Fondi Shtetëror për Bursa.

Ai ka thënë se për çdo vit nga 25 milionë euro do të ndahen për këtë fond.

Lajme të ngjashme