Flutura Kusari: Është tronditëse ajo që ka ndodhur në mbledhjen e komisionit për anëtarët e RTK-së
Juristja e medias, Flutura Kusari, ka thënë se është tronditëse ajo që ndodhi sot në mbledhjen e Komisionit për përzgjedhjen e anëtarëve të bordit të RTK-së.
Postimi:
Ajo që ka ndodhur sot në parlament në mbledhjen përgatitore të Komisionit Ad Hoc për përzgjedhjen e anëtarëve të RTK-së është, më së paku me thënë, tronditëse.
Unë e monitoroj Kuvendin pak a shumë që nga viti 2012–2013. Kurrë nuk kam parë diçka të tillë.
Detajet më vonë ose nesër, pasi të përfundon edhe mbledhja për anëtarët e KPM-së e cila mbahet sot në orën 14:00.