Fluks i ulët në kufi, pritje deri në 15 minuta për hyrje në Kosovë
Pikat kufitare të Kosovës janë karakterizuar nga qarkullim i qetë gjatë mëngjesit të së dielës, pa kolona të gjata apo vonesa të konsiderueshme për udhëtarët që hyjnë në vend.
Bazuar në të dhënat e Qendrës Kombëtare për Menaxhim Kufitar, pritja më e gjatë është regjistruar në pikëkalimin te Dheu i Bardhë, ku qytetarët po presin deri në 15 minuta.
Në Bërnjak, Han të Elezit, Jarinje dhe Merdarë, koha e pritjes për hyrje në Kosovë arrin deri në 10 minuta.
Ndërkaq, në pikat e tjera kufitare situata paraqitet edhe më e favorshme, me pritje që variojnë nga tri deri në pesë minuta.
