Fluks i ndryshëm në pikat kufitare – pritjet më të gjata në Mutivodë dhe Merdarë
Qendra për Menaxhimin e Kalimeve Kufitare ka njoftuar për situatën aktuale të qarkullimit të automjeteve dhe kamionëve në kufi.
Në shumicën e pikave kufitare, hyrja dhe dalja e automjeteve zhvillohet pa vonesa të mëdha, me kohë mesatare pritjeje prej 3 deri në 5 minuta. Megjithatë, situata është më e rënduar në Merdarë, ku pritja për dalje shkon nga 50 deri në 60 minuta, dhe sidomos në Mutivodë, ku automjetet detyrohen të presin nga 100 deri në 120 minuta.
Edhe gjatësia e kolonave ndryshon sipas pikës kufitare. Në Dheu i Bardhë dhe Merdarë, kolonat e daljeve arrijnë deri në 300 metra, ndërsa në Mutivodë shkojnë deri në 400 metra. Pikat e tjera raportojnë fluks më të ulët dhe pa pritje të konsiderueshme.
Sa i përket kamionëve, lëvizja mbetet kryesisht e rregullt, me pritje prej vetëm 3 deri në 5 minuta, pa kolona të gjata në asnjë nga pikat kufitare.