Florin Krasniqi: Albini po e përdorë aq keq pushtetin sa as unë nuk e kuptoj pse - NACIONALE

Florin Krasniqi: Albini po e përdorë aq keq pushtetin sa as unë nuk e kuptoj pse

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Ish-deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Florin Krasniqi, gjatë një intervistë në emisionin “Politiko” në Kanal 10, ka thënë se ndonëse më herët besonte në vullnetin e VV-së për të ndryshuar relievin politik në Kosovë, ai ka akuzuar kryeministrin Kurti për shndërrimin e Lëvizjes Vetëvendosje në pronë personale.

Ai po ashtu është shprehur i habitur me Kurtin pas ardhjes në pushtet duke e akuzuar këtë të fundit se po e shfrytëzon pushtetin për të keq.

“Vetëm Vetëvendosja ka pas vullnetin, aftësitë, guximin e përcaktimin për me ndryshu relievin politik në Kosovës. Tash ky ndryshim ka kaluar në masa të një ndryshimi të mirë të relievit politik.

Kur Albini e ka shndërruar Vetëvendosjen në pronë personale. Nuk është njësoj si prona private, se edhe parti të tjera janë prona private, por kanë aksionerë. Vetëvendosja është pronë personale. Albini e ka Vetëvendosjen pronë personale. Po ta shfrytëzonte për të mirë, ndoshta unë kisha heshtë.

Albini është duke e shfrytëzuar aq keq pushtetin, sa unë vërtetë nuk e kuptoj pse.” – ka thënë Krasniqi.

Lajme të ngjashme