Putini kërcënon me armë nukleare: E kam përnjëmend - NACIONALE

Putini kërcënon me armë nukleare: E kam përnjëmend

1 vit më parë

nga NACIONALE

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, ka mbajtur një fjalim drejtuar popullit, në të cilin e njoftoi mobilizimin e pjesshëm të forcave në Rusi.

Ai tha se ushtria është duke u ballafaquar me operacione ushtarake të perëndimit kolektiv në një vijë të frontit mbi 1.000 kilometra të gjatë në Ukrainë. Pjesëtarët e forcave rezervë mund të ftohen në operacione.

Putini gjithashtu tha se Rusia do t’ua japë përkrahjen e plotë referendumeve të shpallura për këtë fundjavë në Luhansk, Donetsk, Kherson dhe Zaporizhia për t’iu bashkuar Rusisë. Ai e akuzoi Perëndimin për fillimin e një lufte kundër Rusisë në Ukrainë më 2014.

“Në politikën e vet agresive anti-ruse, Perëndimi i ka kaluar të gjitha vijat e kuqe”, tha presidenti rus. Ai e akuzoi Perëndimin për planifikim të shkatërrimit të Rusisë dhe për përdorim të shantazhit bërthamor. "E kam përmjemend", shtoi ai.

Presidenti rus tha se do t’i përdorë të gjitha mjetet në dispozicion dhe se ata që po mundohen ta përdorin shantazhin bërthamor kundër Rusisë, do të marrin vesh se tavolinat mund të kthehen kundër tyre.

Në fjalimin e transmetuar në televizion, ai tha se Rusia ka “shumë armë për t’u kundërpërgjigjur” ndaj atyre që i kërcënoi si kërcënime të Perëndimit./Nacionale

Lajme të ngjashme