Flet kolegu i Beqajt: Mbrëmë komunikuam, më kërkoi ta menaxhoja provimin e lëndës së tij
Ka vdekur në moshën 65-vjeçare profesori universitar, Belul Beqaj.
E për vdekjen e tij, kolegu Ferid Selimi ka treguar bisedën e fundit më të.
Sipas Selimit, Beqaj mbrëmë i kishte kërkuar atij që t’ia menaxhojë provimin e lëndës së tij.
Shkrimi i tij i plotë:
Me pikëllim të thellë mora kumtin për ikjen në amshim të prof. Belul Beqaj.
Mbrëmë komunikuam bashkë me të shkruar në viber e me email. Për shkak të përkeqësimit të gjendjes së tij shëndetësore, më shkroi e më luti që ta menaxhoja provimin e lëndës së tij… Ngushëllime familjes Beluli e ngushëllime komunitetit arsimor e shkencor të Kosovës. Zoti e mëshiroftë prof. Belulin.
