Flasin nga KFOR për stërvitjet e ushtarëve serbë në kufi me Kosovën - NACIONALE

Flasin nga KFOR për stërvitjet e ushtarëve serbë në kufi me Kosovën

5 muaj më parë

nga NACIONALE

Gjatë ditës së sotme, një numër qytetarësh nga disa fshatra të Gjilanit kanë shprehur shqetësim pasi, sipas tyre, pranë kufirit me Kosovën janë parë ushtarë serbë duke zhvilluar stërvitje.

Nga misioni i NATO-s në Kosovë është bërë e ditur se ata kanë qenë në dijeni për një aktivitet të planifikuar trajnimi nga Forcat e Armatosura të Serbisë, i cili përfshinte parashutistë të hedhur nga një helikopter në fshatin Muhovc.

Në një përgjigje dhënë për Klan Kosova, KFOR-i theksoi se bëhet fjalë për një aktivitet rutinë që është zhvilluar brenda territorit serb dhe që nuk paraqet rrezik për sigurinë apo stabilitetin në rajon.

“Misioni KFOR i udhëhequr nga NATO vazhdon të monitorojë nga afër situatën përgjatë Vijës Kufitare Administrative dhe në të gjithë Kosovën, duke mbajtur komunikim të vazhdueshëm dhe koordinim efektiv me autoritetet lokale të sigurisë dhe Shefin e Shtabit të Forcave të Armatosura Serbe”

Lajme të ngjashme