Flasin nga Emergjenca: Gjendja e katër të plagosurve është stabile, por ende e rëndë - NACIONALE

Flasin nga Emergjenca: Gjendja e katër të plagosurve është stabile, por ende e rëndë

1 orë më parë

nga NACIONALE

Një përleshje me armë zjarri ka ndodhur në qendër të Podujevës, ku kanë mbetur të plagosur katër persona. Ndonëse gjendja e tyre është stabile për momentin, lëndimet konsiderohen të rënda.

Për gjendjen e të plagosurve ka folur drejtori i Emergjencës, Naser Syla, i cili tha se gjendja e tyre aktualisht është stabile, por e rëndë.

Ai gjithashtu bëri të ditur se njëri prej të plagosurve tashmë ka hyrë në sallën e operacionit.

“Në Emergjencë janë dërguar katër pacientë me lëndime të rënda, të shkaktuara nga arma e zjarrit. Disa prej tyre i kanë kryer ekzaminimet e nevojshme emergjente. Gjendja e tyre është stabile, por ende e rëndë, ndërsa njëri tashmë gjendet në sallën e operacionit”, tha Syla para gazetarëve.

Lajme të ngjashme