Fjali pa kuptim e gabime drejtshkrimore në paraqitjen e radhës të Haki Abazit
Një tjetër paraqitje e Haki Abazit, deputetit të VV-së që siguroi ulëse në Kuvendin e Republikës së Kosovës si i fundit në listë.
Këto javë, ai shpeshherë kishte regjistruar paraqitje të tilla, por që më shumë kritikonte disa nga kolegët e tij brenda grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje.
Sonte ndërkaq, foli për paraqitjen e ministrit Rakiq në Beograd, dhe jo vetëm. Ai në statusin e para pak çasteve përfshiu edhe përfaqësuesit serbë.
Megjithatë, në këtë "analizë", Abazi bëri disa gabime drejtshkrimore.
Për shembull, i pari që vërehet është ai te mbiemri i ministrit Rakiq. Abazi ia zëvendësoi shkronjën e fundit me "c".
Në rreshtin e dytë huqi totalisht. Në fakt, pak vështirë të precizohet saktë se çka ka dashur të thotë me fjalën: kushtetëbërjes, kjo pasi, fjala gjegjëse ka goxha anagramë.
Më pas harroi ta vendos pikën pas kësaj fjale që s'kuptohet. Abazi s'u ndal me kaq. Pasoi një fjali e pakuptimtë e tij, e llojit:
"Kompromiset pa ndonjë rezultat që janë bërë në të kaluarën dhe një pengmarrje e 95% shqiptarëve nga një proces shterpë"
Ëmbëlsira për në fund. S'diskutohet. "...dhe e vetmja rrugë drejt zgjidhjes është njohja e dyanshme në qendër me marrëveshje".
Më poshtë edhe postimi i plotë.

