Fjalët e para të Berishës pas sulmit: Ne do të triumfojmë, rroftë opozita shqiptare
Lideri PD-së, Sali Berisha, ka reaguar pas sulmit që sot i është bërë gjatë protestës së opozitës nga një qytetar.
Sulmi nuk e ka penguar që lideri i opozitës të ngritet në podium për të iu adresuar protestuësve.
Përmes një adresimi shkurtër, ai ka falënderuar protestuesit për pjesëmarrje.
Berisha është shprehur i bindur se pozita do të triumfojë ndaj regjit të Edi Ramës.
“Ne do të triumfojmë. Rroftë opozita shqiptare. Nderim ju që jeni sot këtu së bashku për të protestuar kundër regjimit të horrave dhe kriminelëve. Nder përjetë, popull protestues”, ka thënë Berisha.
“Asgjë në botë nuk na mposht ne, populli i opozitës, populli i fitores, poshtë Edi Rama," - ka vazhduar ai.
