Fjala e ambasadorit Bajrami: Kurti e pranoi pakon e Brukselit, fatkeqësisht Serbia refuzoi - NACIONALE

Fjala e ambasadorit Bajrami: Kurti e pranoi pakon e Brukselit, fatkeqësisht Serbia refuzoi

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Agron Bajrami, ambasador i Kosovës në Bruksel, ka publikuar një shkrim në X, ku ka komentuar zhvillimet e ditës së ndjeshme në kryeqendrën evropiane.

Sipas Bajramit, kryeministri Albin Kurti e pranoi pakon e plotë të Brukselit, por Serbia refuzoi.

“Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti sot pranoi pakon e plotë të Brukselit, të propozuar nga të dërguarit e BE-së dhe SHBA-së, propozoi nënshkrimin e menjëhershëm, si dëshmi përfundimtare do të ketë respektim dhe zbatim të plotë të të gjitha pjesëve të marrëveshjeve, të mëparshme dhe të reja. Fatkeqësisht, Serbia refuzoi.” – shkroi ai.

Lajme të ngjashme