“Fitorja kundër zhvatësve”: Peci njofton për vendimin e Komerciales – mbyllet sërish pompa përballë AKI-së - NACIONALE

“Fitorja kundër zhvatësve”: Peci njofton për vendimin e Komerciales – mbyllet sërish pompa përballë AKI-së

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Ministri i Bujqësisë, Faton Peci, ka njoftuar se është marrë vendimi i dytë nga shkalla e dytë e Gjykatës Komerciale.

Me këtë vendim, pompa “Patroni” përballë AKI-së, është mbyllur sërish.

Postimi:

Fitorja e rradhës kundër zhvatësve!

E përshëndes vendimin e Shkallës së dytë të Gjykatës Komerciale, i cili hedh poshtë vendimin amatoresk e jo-profesional të shkallës së parë karshi kontestit për lirimin e pronës së Ministrisë së Bujqësisë e cila po shfrytëzohet pa marrëveshje kontraktuale nga operatori ekonomik “Patroni”!

Sikurse edhe kemi paralajmëruar, në atë lokacion do të ndërtohet objekti i ri i Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural dhe Agjencive vartëse në mënyrë që t’i plotësojmë kushtet për akreditimin në IPARD.

Mbetem i përkushtuar dhe i vendosur në angazhimin tim si Ministër deri në rikthim të pronës në Ulpianë dhe pastrimin e gjendjes në Stankaj të Pejës!

Pa pardon karshi abuzimit me pronën shtetërore!

Me drejtësi dhe ndershmëri!

Lajme të ngjashme