Fitorja e Trumpit, profesori Acemoglu: Nuk pres lajme të mira për punëtorët - NACIONALE

Fitorja e Trumpit, profesori Acemoglu: Nuk pres lajme të mira për punëtorët

1 vit më parë

nga NACIONALE

Daron Acemoglu, njëri nga fituesit e Çmimit Nobel për Ekonomi në vitin 2024, ka shkruar në lidhje me pritshmëritë e tij rreth qeverisjes së Donald Trumpit, i cili e fitoi garën presidenciale të 5 nëntorit.

Në një shkrim në “X”, Acemoglu ka treguar pikëpamjen e tij për Administratën e ardhshme të Trumpit.

Acemoglu ka shkruar se nuk pret ndonjë lajm të mirë për punëtorët.

“Po ekonomia nën Trump? Nuk pres lajme të mira për punëtorët dhe shoh rreziqe të mëdha nga axhenda e përgjithshme e Trump, si për shkak të qasjes së tij ndaj Inteligjencës Artificiale dhe Silicon Valley, ashtu edhe për shkak të ndikimit të tij (të mundshëm) në institucionet amerikane” – ka shkruar Acemoglu, ndër të tjera.

Lajme të ngjashme