Fitorja e Djokovic-it, serbët e veriut festojnë me flamuj dhe mjete piroteknike
Novak Djokovic, ikona e famshme e tenisit serb, fitoi medaljen e artë në Lojërat Olimpike Paris 2024, duke ndezur kësisoj festë mes serbëve në Mitrovicën e Veriut.
Në videon e shpërndarë nga "Kossev" shihen vetura të stolisur me flamuj serbë që parakalojnë nëpër rrugë.
Djokovic, një yll botëror i tenisit, njihet gjerësisht për pikëpamjet e tij pikëpamjet e tij ultra-nacionaliste.
Djokovic shënoi fitore me rezultat 7:6 (7:3) dhe 7:6 (7:2) kundër spanjollit Carlos Alcaraz.