Fitore Pacolli: Qeverisë Kurti s’i duhen njohjet që merren si atëherë kur ishim në opozitë - NACIONALE

Fitore Pacolli: Qeverisë Kurti s’i duhen njohjet që merren si atëherë kur ishim në opozitë

4 vjet më parë

nga NACIONALE

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Fitore Pacolli ka thënë se për qeverinë Kurti, më të rëndësishme janë njohjet nga shtete të Bashkimit Evropian, se sa të tjera.

Pacolli në RTK ka deklaruar se “Kosovës nuk i duhen njohje si ato që merreshin kur LVV ishte në opozitë”.

“Folët për njohje, është shumë e rëndësishme, ne edhe në opozitë e kemi thënë, asnjëherë nuk kemi bërë presion që të kemi njohje sa për sy e faqe. Është shumë më mirë...një njohje që e merr si në opozitë, siç ka ndodhur me qeveritë e tjera sa na ishim në opozitë, pastaj pas një muaji a dy tërhiqet njohja, nuk i duhen Kosovës njohje të tilla. Kosovës i duhet të thellojë bashkëpunimin, dhe për ne të rëndëisshme janë 5 shtetet që nuk na njohin. Nuk ndikon shumë një njohje, sa ato të shteteve të BE-së”, ka deklaruar ajo.

Vlen të theksohet se Kosovë, në pesë vjetët e fundit, ka pranuar vetëm katër njohje.

Lajme të ngjashme