Fitore Pacolli ka dy pyetje për "insistuesit e Asociacionit" - NACIONALE

Fitore Pacolli ka dy pyetje për "insistuesit e Asociacionit"

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Deputetja e Vetëvendosjes, një ndër më të zëshmet, Fitore Pacolli, ka bërë dy pyetje ndaj të gjithë atyre që po insistojnë që të themelohet Asociacioni i komunave me shumicë serbe.

Njëra pyetje është se çka nëse Asociacioni nuk është OJQ dhe tjetra çka nëse Asocicacioni është OJQ.

Dy pyetje për insistuesit e Asociacionit: 1. Nëse Asociacioni nuk është OJQ që bazë ligjore ka nenin 44 të Kushtetutës, çka është edhe vendim i Gjykatës Kushtetutuese, ku tjetër do ta ketë bazën kushtetuese Asociacioni dhe kujt do t'ia marrë kompetencat sepse në shtetin e Kosovës pushtetet e ndara i kanë kompetencat e veta?2. Nëse Asociacioni është OJQ, pse duhet qeveria të themelojë OJQ?” – ka shkruar ajo në Facebook.

Përndryshe deputetët dhe përkrahësit e VV-së në vazhdimësi kanë kundërshtuar kërkesat për themelimin e Asocicacionit.

Po ashtu, vartësit e pushtetit kanë kritikuar edhe presionin e ndërkombëtarve për Asociacionin.

Lajme të ngjashme