Fitër Bajrami, qeveria pritet nga myftiu Naim Tërnava - NACIONALE

Fitër Bajrami, qeveria pritet nga myftiu Naim Tërnava

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Kryeministri Albin Kurti dhe anëtarët e kabinetit qeveritar u pritën nga myftiu Naim Tërnava për të festuar Fitër Bajramin.

Kryeministri Kurti uroi të gjithë besimtarët dhe theksoi se muaji i Ramazanit, është muaj i sakrificës edhe i solidaritetit, teksa nënvizoi se solidariteti dhe sakrifica janë mirësi që sjellin mbarësi.

Ai gjithashtu e falënderoi Bashkësinë Islame të Kosovës, në krye me myftiun Tërnava, për rolin, kontributin dhe bashkëpunimin.

"Muaji i Ramazanit, ishte muaj i sakrificës e i solidaritetit dhe të gjithë e dimë nga përvoja dhe historia se solidariteti dhe sakrifica janë mirësi që sjellin mbarësi. Në këtë pranverë, për çdo ditë po përkujtojmë 25-vjetorë të masakrave të tmerrshme të kryera mbi popullin tonë, në vendin tonë, por njëkohësisht edhe betejat e lavdishme të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Andaj, me këtë rast duhet përkujtuar edhe 37 hoxhallarë, imamë, të cilët janë dëshmorë të kombit nga lufta e fundit. Lavdi të gjithë atyre. Edhe një herë gëzuar Fitër Bajramin për jetë e mot dhe ju uroj një ditë të hareshme sot." - tha Kurti.

Lajme të ngjashme