Finlanda do ta mbyllë kufirin për turistët rusë nga mesnata
Finlanda do ta mbyllë kufirin e saj për turistët rusë nga mesnata. Ky vendim pritet të shkaktojë rënie të konsiderueshme të trafikut kufitar, tha të enjten qeveria finlandeze.
Hyrja e rusëve tashmë po shihet si veprim që i rrezikon marrëdhëniet ndërkombëtare të Finlandës, tha në një konferencë për gazetarë ministri i Jashtëm i Finlandës, Pekka Haavisto.
Sidoqoftë, kryediplomati finlandez shtoi se do të lejohet hyrja për vizita familjare, për punë dhe për studime.
Qeveria finlandeze, e kujdesshme për të mos lejuar që vendi të bëhet territor transit për në zonën Schengen të Evropës, të premten tha se planifikon që ta ndërpresë turizmin nga Rusia dhe se vendimi do të finalizohej në ditët e ardhshme./Nacionale