Finalizohet projekti i penetrimit të Veternikut, Rama: Do të lehtësohet trafiku në hyrje të Prishtinës
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka njoftuar se është finalizuar projketi i penetrimit të Veternikut.
Rama tha se kjo ndërhyrje infrastrukturore pritet të ndikojë në shpërndarjen më të mirë të qarkullimit të automjeteve, duke shkarkuar trafikun në hyrje të Prishtinës, veçanërisht për automjetet që vijnë nga drejtimet e Gjilanit, Ferizajt dhe autostradës.
“Projekti i penetrimit të Veternikut është finalizuar.
Me këtë investim krijojmë një lidhje të re ndërmjet Rrugës A dhe lagjes Emshir, duke lehtësuar ndjeshëm qarkullimin dhe duke shkarkuar trafikun në hyrje të Prishtinës, veçanërisht për automjetet që vijnë nga Gjilani, Ferizaj dhe autostrada”, ka shkruar Rama