Fillon viti i ri akademik, Universitetit të Prishtinës i bashkohen mbi 4 mijë studentë - NACIONALE

Fillon viti i ri akademik, Universitetit të Prishtinës i bashkohen mbi 4 mijë studentë

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina” më 3 tetor do të nis viti i ri akademik 2022-2023.

Përmes një komunikate për medie, ky institucion ka njoftuar se për këtë vit janë regjistruar 4 mijë e 100 studentë të rinj, në dhjetëra programe studimore, të ofruara në 14 njësi akademike.

Gjithashtu, UP-ja me nisjen e vitit të ri akademik ka kujtuar edhe protestat studentore që sot shënojnë 25 vjetorin, duke i konsideruar si kthesën më të madhe historike për Kosovën.

Tetori, përveç që shënon fillimin e vitit të ri akademik në vendin tonë, është edhe pjesë e pashlyeshme e historisë, falë ngjarjeve të vitit 1997, kur më 1 tetor të atij viti, UP-ja u shfaq në skenë si aktori kryesor në kthesën më të madhe historike për Kosovën. Sikurse para një çerek shekulli, ashtu edhe sot, UP-ja është orientuese dhe baza kryesore e përgatitjes së intelektualëve të vendit tonë. E thëna e para 25 vjetëve e rektorit Ejup Statovci se “Universiteti është me studentët dhe studentët janë të universitetit” vazhdon të jetë udhëzuese e ideologjisë së UP-së”, është thënë në komunikatën e UP-së.

Lajme të ngjashme