Fillon takimi i Kurtit e Osmanit me sekretarin Blinken
Ka filluar takimi mes sekretarit amerikan Antony Blinken me presidenten Vjosa Osmani dhe kryeministrin Albin Kurti.
RTK ka publikuar pamje nga takimi, ku shihen liderët e vendit dhe sekretari Blinken.
Siç u bë e ditur më herët, takimi do të përfundojë brenda një ore dhe pritet që të ketë prononcime për media.
Ndërkaq, të mërkurën, krerët e shtetit do të marrin pjesë në ceremoninë e nënshkrimit të Marrëveshjes së Programit Kompakt me Korporatën e Sfidave të Mijëvjeçarit-MCC.