Fillon shkarkimi i ndihmave nga anija spanjolle në bregdetin e Gazës - NACIONALE

Fillon shkarkimi i ndihmave nga anija spanjolle në bregdetin e Gazës

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Anija spanjolle e ndihmave, “Open Arms”, ka filluar që ta shkarkojë ngarkesën me ndihma pas arritjes në bregun e Gazës qendrore të premten, sipas një gazetari në terren që punon për televizionin CNN.

Punëtorët kanë filluar që të ngarkojnë rreth 200 tonë ndihma ushqimore në barka më të vogla afër bregdetit të lagjes Sheikh Ajleen të qytetit Gaza, raporton televizioni CNN.

Anija ishte organizuar nga organizata joqeveritare “Kuzhina Qendrore Botërore” dhe e kishte nisur lundrimin nga Qiproja të martën.

Kjo dërgesë arrin në enklavë në kohën kur popullsia në pjesën veriore të Gazës është buzë vdekjes nga uria për shkak të mungesës së ndihmave, sipas shefit të Programit Botëror të Ushqimit, agjenci e OKB-së.

Numri i fëmijëve që po vdesin nga kequshqyerja dhe dehidrimi në atë zonë po rritet, përfshirë dy vajza të porsalindura që vdiqën të hënën, tha një pediatër në spitalin “Kamal Adwan”.

Lajme të ngjashme