Fillon seanca në rastin e Enver Sekiraqës
Në Gjykatën Themelore në Prishtinë, në departamentin për Krime të Rënda, ka filluar seanca ndaj Enver Sekiraqes, i cili akuzohet për nxitje në vrasjen e Triumf Rizës.
Në seancë të pranishëm janë i akuzuari Sekiraqa dhe babai i të ndjerit, Shefqet Riza. Seanca ka filluar duke u marrë në pyetje Sekiraqën nga prokurori i rastit dhe trupi gjykues.
Ndërsa në seancën e kaluar prokurori special Shpetim Peci, ka njoftuar gjykatën se tani e tutje kjo lëndë do të përfaqësohet nga ai.
Më pas, seanca ka vazhduar me elaborimin e provave të listuara nga prokurorja paraprake e rastit, Merita Bina-Rugova.
Prokurori special tha se të gjitha provat janë të listura në regjistrin që ia kanë dërguar gjykatës në kuadër të shqyrtimeve të mëhershme, ku janë të specifikuara prejardhja e tyre dhe gjendja faktike që është vërtetuar ose që është konstatuar në kuadër të këtyre provave.
