Fillon protesta e serbëve në Graçanicë: "Liri për të gjithë serbët e arrestuar"
Ka filluar protesta e serbëve në Graçanicë, ku po marrin pjesë një numër më i madh i protestuesve.
Protestuesit serbë po kërkojnë lirimin e të gjithë serbëve të arrestuar në veri.
Protestuesit po mbajnë pankarta si “Anamorava është me Vuçiqin”, “prej Anamoravës deri në Leposaviq jena një familje” e “liri për të gjithë serbët e arrestuar”.
Ndërkohë, për mbajtjen e kësaj proteste ka njoftuar edhe Policia e Kosovë.
“Policia e Kosovës, me qëllim të mbarvajtjes së protestës së paralajmëruar, që do të mbahet sot në Graqanicë, duke filluar nga ora 11:30 e deri në përfundim të protestës, do të ridrejtoj trafikun për automjetet që qarkullojnë nga Prishtina në Gjilan dhe anasjelltas, pasi që rruga kryesore në Graqanicë nuk do të jetë e qarkullueshme për trafik deri në përfundim të protestës.” – thuhet në njoftim.