Fillon projekti për trajtimin e qenve endacakë në komunën e Gjilanit
Komuna e Gjilanit, përmes njoftimit për medie, ka bër të ditur, se ka filluar projekti për trajtimin e qenve endacakë.
Drejtoria e Bujqësisë në Gjilan ka filluar dje me projektin për trajtimin e qenve endacakë.
Drejtori për Bujqësi, Bajram Isufi, ka thënë se puna do të realizohet duke ndërmarrë të gjitha aktivitetet sipas kontratës: kapja, transportimi, trajtim dhe kujdes, identifikim dhe regjistrim, kastrim/sterilizim, vaksinim dhe dehelmetizim si dhe kthimi në vendin e kapjes.
“Po ashtu, projekti do të realizohet duke u dhënë përparësi zonave më të frekuentuara me njerëz si për shembull: qendra e qytetit, spitalet, shkollat çerdhet, parqet etj.”, ka shtuar Isufi.
Kujtojmë se qentë endacakë, kanë janë shqetësim i përditshëm në krejt Republikën e Kosovës, e zgjidhje për këtë çështje, është kërkuar për një kohë të gjatë.