Fillon peticioni për shkarkimin e Ilir Pecit
Serbët lokalë sot kanë filluar edhe në Zveçan peticionin për shkarkimin e kryetarit të kësaj komune, Ilir Peci.
Pamjet që sjell “Ekonomia Online”, tregojnë se një numër i madh i qytetarëve po i përgjigjen pozitivisht këtij peticioni.
Grupe të ndryshme të qytetarëve shihen duke dhënë nënshkrimet e tyre në një tendë që është vendosur për këtë qëllim.
Sipas EO, përfaqësuesi i qytetarëve për peticionin në Zveçan, Darko Vuksanoviq, iu ka bërë thirrje qytetarëve të kësaj komune që të përkrahim sa më shumë këtë peticion.