Fillon numërimi i pjesës së fundit të votave me postë - NACIONALE

Fillon numërimi i pjesës së fundit të votave me postë

8 muaj më parë

nga NACIONALE

Sonte, në orën 20:00, në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve ka nisur numërimi i pjesës së fundit të mbi 3 mijë fletëvotimeve, të cilat gjatë ditës janë sjellë në Kosovë.

Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valmir Elezi, ka konfirmuar për Klankosova.tv se përfundimi i këtij numërimi shënon edhe mbylljen e procesit të numërimit të të gjitha fletëvotimeve nga zgjedhjet e parakohshme të 28 dhjetorit.

“Me përfundimin e numërimit të këtyre fletëvotimeve, KQZ është e gatshme për të shpallur rezultatin përfundimtar të zgjedhjeve të parakohshme të mbajtura më 28 dhjetor. Por, sipas Ligjit për Zgjedhjet e Përgjithshme, palët mund të parashtrojnë ndonjë ankesë në PZAP lidhur me administrimin e numërimit në QNR brenda 48 orëve nga ndodhja e shkeljes së supozuar”, ka thënë Elezi.

Numërimi i këtyre fletëvotimeve përmbyll fazën teknike të procesit, ndërsa hap 48-orëshin ligjor për ankesa eventuale para shpalljes së rezultateve përfundimtare.

Lajme të ngjashme