Fillon shqyrtimi i raportit për anëtarësimin e Kosovës në KiE, pritet vendim pozitiv - NACIONALE

Fillon shqyrtimi i raportit për anëtarësimin e Kosovës në KiE, pritet vendim pozitiv

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Ka filluar mbledhja e Komitetit për Politikë dhe Demokraci e Këshillit të Evropës, ku do ta shqyrtohet raporti e raportueses për Kosovën në KiE, Dora Bakojanis.

Fillimin e shqyrtimit të raportit për Kosovën e ka konfirmuar edhe Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës.

Në llogarinë e saj në platformën “X”, PACE ka treguar qëllimin e këtij takimi.

Takimi i sotëm i Komitetit për Politikë dhe Demokraci në Paris takohet për të shqyrtuar dhe miratuar një draft-opinion mbi kërkesën e Kosovës për anëtarësim – është duke filluar tani”, është thënë në njoftim.

Në këtë mbledhje, e cila po mbahet në Parisë, po merr pjesë edhe një delegacion i Kosovës.

Në këtë mbledhje pritet që të votohet raporti i Dora Bakojanis, i cili rekomandon anëtarësimin e Kosovës në këtë organizatë.

Raporti duhet të votohet me 1/2, pra 27 deputetë duhet të votojnë në Komitet. Më pas, ai dërgohet në Asamblenë Parlamentare për miratim, ku kërkohen 2/3 e votave.

Lajme të ngjashme