Fillon mbledhja e KGJK-së, pritet të vendoset "fati" i gjyqtarëve serbë të dorëhequr
Ka filluar mbledhja e 371-të e Këshillit Gjyqësor të Kosovës (KGJK), ku në rendin e ditës është edhe pika në të cilën do të diskutohet vendimi për gjyqtarët serbë të dorëhequr.
Në pikën e 9-të të rendit të ditës është diskutimi rreth kërkesës së u.d. presidentes së Kosovës, Albulena Haxhiu, si dhe njoftimeve të gjyqtarëve dhe stafit nga komuniteti serb për tërheqjen e dorëheqjeve.

Sot, në këtë mbledhje, pritet të vendoset edhe “fati” i gjyqtarëve serbë të dorëhequr.
Ndryshe këta gjyqtarë nga kominiteti serb ishin dorëhequr në nëntor 2027./Nacionale