Fillon dezinsektimi hapësinor në kryeqytet, Dragusha njofton për oraret - NACIONALE

Fillon dezinsektimi hapësinor në kryeqytet, Dragusha njofton për oraret

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Drejtoresha për Zhvillim Rural, Donjeta Dragusha, ka njoftuar se Komuna e Prishtinës ka filluar me dezinsektimin hapësinor në kryeqytet.

Dragusha përmes një postimi ka njoftuar të gjithë bletarët e Komunës së Prishtinës, se ka filluar dezinsektimin hapësinor, me këtë orar:

🗓️

29.06.2024 - Dita 1

Ulpiana,Dardania,Arbëria,Shkabaj,Zona Industriale, Kazerma Adem Jashari.

🗓️

30.06.2024 - Dita 2

Aktash,Parku i Qytetit, Pejton, Lakrishte, Vellushe, Muhaxherët, Tophane, Qendra e Qytetit, Mramor, Makovc.

🗓️

01.07.2024 - Dita 3

Prishtina e Re, Veternik, Qëndresa, Lagjja Nic, Kodra e Trimave.

🗓️

02.07.2024 - Dita 4

Bregu i Diellit, Lagjja e Spitalit, Mat, Kalabria, Kolovicë, Kolovicë e Re.

🗓️

03.07.2024 - Dita 5

Taslixhe, Velani, Taukbashqe, Sofali, Gërmi.

🗓️

04.07.2024 - Dita 6

Hajvali, Bërnicë e Epërme, Bërnicë e Poshtme, Bardhosh, Teneshdoll, Vranidoll, Rimanishtë, Barilevë, Prugovc, Besi, Bardhosh.

Dezinsektimi fillon nga ora 19:30.

⚠️
Në ditët e dezinsektimit ju lutem të bëni kujdes në mbrojtjen e bletëve!🐝

Lajme të ngjashme