Fillojnë sukseset për nxënësin e VV-së që mori shënime: ulet afër Kurtit, n’krye t’vendit
Të enjten e javës së kaluar, Lëvizja Vetëvendosje njoftoi se kishte mbajtur sesion hapës të shkollës së vet politike. Në fotografitë e publikuara nga ky subjekt politik, vëmendjen e mori një nxënës që po merrte shënime. Duket se veprimi nuk i shkoi dëm.
Vetëm tri ditë më vonë, të dielën, i njëjti nxënës shihet në një tubim tjetër të Lëvizjes Vetëvendosje. Sidoqoftë, ai ka vend shumë më të mirë kësaj radhe. Nuk ndodhet në tavolinat anash, por në tavolinën në ballë.
Kjo nuk është e tëra. Ai nuk është ulur thjesht në mesin e disa nxënësve të tjerë. Është ulur në krahun e djathtë të jo më pak se kryetarit të Lëvizjes Vetëvendosje dhe kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti.
Javën e kaluar, marrjen e shënimeve nga ky nxënës e krahasuam me veprimin e Liburn Aliut, që gjithashtu kishte marrë shënime në një ligjëratë të shkollës politike të VV-së më 2011, duke pyetur nëse ky mund të jetë çelësi i suksesit.