Fillojnë punimet te “Santea” në Prishtinë, Rama: Do ta bëjmë transformimin e tërësishëm të kësaj zone
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama ka njoftuar se kanë filluar punimet në lagjen “Santea” në Prishtinë.
Rama ka bërë të ditur se kanë filluar lirimi i hapësirave në këtë lagje, për t’i hapur rrugë vazhdimit të punimeve për transformimin e tërësishëm të kësaj zone.
“Po i lirojmë hapësirat te "Santea" në lagjen "Dardania" për t'i hapur rrugë vazhdimit të punimeve për transformimin e tërësishëm të kësaj zone. Do të rregullojmë hyrjet e banesave, platonë, do të ndërhymë në përmirësimin e kanalizimit, problemit të ujërave të zeza në këtë pjesë ikonike të kryeqytetit. Pas kryerjes së punimeve do të duket shumë më bukur!” – ka shkruar Rama në Facebook.