Nis puna për ndërtimin e rrugës B me gjashtë korsi, trotuare dhe një shteg për biçikleta - NACIONALE

Nis puna për ndërtimin e rrugës B me gjashtë korsi, trotuare dhe një shteg për biçikleta

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Komuna e Prishtinës ka njoftuar fillimin e punimeve për ndërtimin e një rruge moderne dhe të gjerë me gjashtë korsi, trotuare dhe shteg për biçikleta te rruga B.

Kjo rrugë e re do të lidhë rrethrrotullimin e rrugës "B" me atë të rrugës "A", duke shërbyer si një alternativë e shpejtë dhe e lirë për qarkullim.

Drejtori i Investimeve Kapitale, Krenar Xh Xhaferi, ka njoftuar për fillimin e ndërtimit.

"Kemi filluar ndërtimin e rrugës B, jashtëzakonisht e rëndësishme për Prishtinën", - ka thënë ai.

"🏁Punimet në Rrugën B, kanë filluar! Prishtinës, shumë shpejt po i vjen edhe një tjetër rrugë fantastike! Rrugë me 6 korsi, trotuare dhe shtigje për biçikleta, e cila do të mundësojë lidhjen nga rrethrrotullimi i rrugës B, tek ai i rrugës A." - thuhet në njoftim.

Lajme të ngjashme