FFK hap shitjen e biletave për ndeshjen Kosovë – Slloveni - NACIONALE

FFK hap shitjen e biletave për ndeshjen Kosovë – Slloveni

1 vit më parë

nga NACIONALE

Federata e Futbollit e Kosovës ka njoftuar se tashmë kanë dalë në shitje biletat për ndeshjen mes Kosovës dhe Sllovenisë, e cila do të zhvillohet më 10 tetor 2025 në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, me fillim nga ora 20:45.

Tifozët mund të sigurojnë biletat e tyre përmes platformës online eu.ebileta.al.

Çmimet e biletave janë përcaktuar sipas tribunave si vijon:

  • Veri dhe Jug: 10 euro
  • Lindje: 20 euro
  • Perëndim: 30 euro
  • VIP: 100 euro

FFK fton gjithë dashamirët e futbollit që të jenë pjesë e kësaj ndeshjeje dhe të mbështesin “Dardanët” në përballjen e rëndësishme ndaj Sllovenisë.

Lajme të ngjashme