Festimi i Vidovdanit, policia shton forcat në Graçanicë - NACIONALE

Festimi i Vidovdanit, policia shton forcat në Graçanicë

2 orë më parë

nga NACIONALE

Qytetarë të komunitetit serb po shënojnë sot festën e Vidovdanit.

Aktivitetet kanë nisur në Manastirin e Graçanicës, prej nga ata janë nisur drejt Gazimestanit, në territorin e komunës së Obiliqit, ku zhvillohet ceremonia tradicionale.

Për të garantuar mbarëvajtjen e organizimit dhe ruajtjen e rendit publik, Policia e Kosovës ka shtuar praninë e saj në terren, si përgjatë rrugëve ashtu edhe në Gazimestan, me qëllim të parandalimit të çdo incidenti të mundshëm, raporton Ekonomia Online.

Lajme të ngjashme