"Festat i kemi bashkë": Liderët institucionalë të Kosovës dhe Shqipërisë festojnë së bashku 28 nëntorin
Krerët institucionalë të Kosovës, presidentja Osmani, kryekuvendari Konjufca dhe kryeministri Kurti po qëndrojnë në Shqipëri duke bërë homazhe për nder të 28 nëntorit. Ata kanë lënë anash mospajtimet, dhe janë parë së bashku madje edhe në një kafeteri.
Osmani, Kurti e Konjufca ishin edhe në Vlorë me homologët e tyre nga Shqipëria, Edi Ramën, Bajram Begajn dhe Lindita Nikollën.
Gati gjatë gjithë kohës, presidentja Osmani është shoqëruar me presidentin Begaj ndërsa kryeministri Kurti me kryeministrin Rama.
Ndërkohë, më poshtë keni edhe fotografi të publikuara nga znj. Osmani:



