Festa e 4 Korrikut: Kurti e Osmani i cakërrojnë gotat me alkool, Zotëria i Parë buzëqesh lehtas - NACIONALE

Festa e 4 Korrikut: Kurti e Osmani i cakërrojnë gotat me alkool, Zotëria i Parë buzëqesh lehtas

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Vjosa Osmani, presidente e Kosovës, ka botuar disa fotografi nga ndeja e festës së 4 Korrikut.

Në shumë fotografi, Osmani shihet nën përcjelljen e Zotëriut së Parë, Prindon Sadriu, dhe dy vajzave të çiftit Osmani-Sadriu.

Megjitharë në sy bie edhe një fotografi ku Osmani cakërron gotat e mbushura me alkool me kryeministrin Albin Kurti, teksa në fotografi shihet edhe Zotëriu i Parë zotëri Sadriu (d.m.th. Zotëriu në katror), i cili buzëqesh lehtas.

“Mbrëmë, krahas aleatëve tanë amerikanë, festuam jo vetëm Ditën e Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara, por edhe miqësinë tonë të përhershme, partneritetin e palëkundur dhe raportet e veçanta në mes të popujve tanë.” – shkruan Osmani si mbishkrim të albumit të fotografive.

Lajme të ngjashme