Fermerët nisin protestën pasi "Vita" u detyrua të mbyllet për të paktën 7 ditë - NACIONALE

Fermerët nisin protestën pasi "Vita" u detyrua të mbyllet për të paktën 7 ditë

2 orë më parë

nga NACIONALE

Fermerët veçse e kanë rrethuar objektin e qumështores “Vita”, pasi morën lajmin se kompania do të mbyllet, të paktën për shtatë ditë.

Ky vendim i kompanisë erdhi pasi që Inspektorati zbarkoi në këtë objekt me një numër të madh të zyrtarëve, me arsyetimin që duhej ta bënin një inspektim me urdhër të ministrit në detyrë të Bujqësisë, Armend Muja.

Drejtoi gjeneral i qumështores “Vita” në Istog, Artan Spahija, tha se vendimi për vetëmbylljes e kompanisë, erdhi pas vendimit, siç e quan ai, politik, të ministrit Muja. I njejti u shpreh se kompania që drejton nuk i ka tradhëtuar asnjëherë fermerët vendor, të cilët do të detyrohet që ta gjuajnë qumështin, pas kësaj çasje të qeverisë.

Lajme të ngjashme