Ferizajasi e bën për spital gruan, Policia i gjen në shtëpi arsenal armësh
Policia e Kosovës ka bërë të ditur për një rast të dhunës në familje në Ferizaj.
Atje një i dyshuar e ka bërë për spital gruan e tij. Pas kontrolleve nga Policia, të dyshuarit i janë gjetur disa armë.
Njoftimi:
LËNDIM I LEHTË TRUPOR /DHUNË NË FAMILJE /ARMËMBAJTJE PA LEJE
Ferizaj / 30.12.2024 – 22:40. Është arrestuar i dyshuari m/kosovar pasi që i njëjti kishte ushtruar dhunë fizike ndaj viktimës f/k –bashkëshortes së tij. Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa nga i dyshuari, në shtëpinë e tij janë sekuestruar: një pushkë gjuetie, një pistoletë, dy karikatorë me 43 fishekë, një armë pistoletë pneumatike (me sfera) dhe tre fishekë të armës me gas. Pas intervistimit me vendim të prokurorit kujdestar i dyshuari është dërguar në qendrën e mbajtjes.