Ferizaj: I doli në rrugë duke e mbajtur dorën në brez, pastaj e ndaloi dhe ia vjedhi veturën - NACIONALE

Ferizaj: I doli në rrugë duke e mbajtur dorën në brez, pastaj e ndaloi dhe ia vjedhi veturën

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Një burrë nga Ferizaj ka njoftuar se i është vjedhur vetura.

Sipas raportit 24 orësh të PK-së, burri nga Ferizaj ka thënë se derisa ishte “duke drejtuar veturën e tij, e ka ndaluar i dyshuari mashkull i cili duke e mbajtur dorën në brez e ka urdhëruar që të dal nga vetura me ç’rast ia ka marrë veturën dhe është larguar”.

Rasti është duke u hetuar.

Raporti i plotë:

VJEDHJE E VETURES

Rr. Kemajl Hetemi, Ferizaj 14.10.2023-22:30 . Viktima mashkull kosovar ka njoftuar se deri sa ishte duke drejtuar veturën e tij, e ka ndaluar i dyshuari mashkull i cili duke e mbajtur dorën në brez e ka urdhëruar që të dal nga vetura me ç’rast ia ka marrë veturën dhe është larguar. Rasti duke u hetuar.

Lajme të ngjashme