Ferizaj: Arrestohet 30 vjeçari, kanosi gruan 24 vjeçare
Policia e Kosovës ka arrestuar një person për dhunë në familje dhe kanosje në fshatin Balaj të Ferizajt.
“Në lidhje me këtë, policia i ka marr veprimet e nevojshme dhe menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes, ka intervistuar viktimën me inicialet B.T (F/K) e moshës 24 vjeçare dhe një dëshmitar. Viktima ka deklaruar se, shkak i një mosmarrëveshje ishte kanosur nga bashkëshorti i saj me inicialet L.T ( M/K) i moshës 30 vjeçar, të cilën policia më pas rreth orës 23:00 e ka arrestuar.”
“I dyshuari është shoqëruar në stacionin policor në Ferizaj dhe pas intervistimit, me vendim të Prokurorit të Prokurorisë Themelore në Ferizaj, është dërguar në mbajtje për 48 orë për procedura të mëtejme hetimore, ndërsa rasti është cilësuar ‘’ Dhunë në familje dhe Kanosje’’.”, thuhet në njoftimin e policisë.